Vetëm 1 % e programit të Radio-Televizionit të Malit të Zi është në gjuhën shqipe!

Vetëm 130 minuta në javë shqip në RTMZ!

RTMZ 1:
Një (1) orë në javë emisioni "Mozaiku" dhe çdo ditë nga 10 min "Lajmet". Gjithsej vetëm 130 minuta në javë (2 orë e 10 minuta)!

RTMZ 2:
Zero (0) programe ne gjuhën shqipe!

(RTMZ 1 dhe RTMZ 2 kanë, së bashku, mbi 34 orë program në ditë)

**********

Është e qartë se shqiptarët janë te privuar nga së paku 10-15 orë program në javë (më shumë se 40-60 orë program ne muaj) në servisin publik!

Si shtet i cili ka aspiratë antarësim në E.U., Mali i Zi me servisin e vet publik ka detyrë dhe mundësi të luaj rrol kyç në promovimin e inkluzionit dhe parandalimin e asimilimit të popujve joshumicë.

Çka duhet bërë?

1. Rritja e programit ne gjuhën shqipe në RTMZ në së paku 15-20 orë në javë.

2. Hapja e web faqes së posaçme në kuadër të RTMZ në gjuhën shqipe (egzistuesja nuk është e mjaftueshme)

3. Titrimi në gjuhën malazeze i programeve shqip me qëllim që popullit shumicë t'i afrohet kultura , historia, tradita shqiptare si dhe problemet me të cilat ballafaqohet populli ynë.

4. Në kuadër të programit të rregullt të RTMZ, organizimi i programeve solemne me rastin e datave të rëndësishme për popullin shqiptar në Mal të Zi (p.sh. 28 nëntori, etj)

5. Në kuadër të programit të rregullt te RTMZ, organizimi i programeve të përziera për fëmijë (me prezencen e fëmijeve shqiptarë) më qëllim të promovimit të diversitetit tek gjeneratat e reja.

...

Disa nga pasojat e mungesës së programeve në gjuhën shqipe në RTMZ (RTCG)

 1. Mungesa e inkluzionit dhe getoizimi - Duke mos u dëgjuar mjaftueshëm shqip në servisin publik, shqiptarët me drejtë ndihen se nuk jane pjesë e barabartë e shoqerisë malazeze. Gjithashtu, populli shumicë duke mos qenë i ekspozuar gjuhës dhe kulturës shqiptare e percepton ate si të huaj që  kontribon në getoizimin e shqiptarëve në MZ.

2. Asimilimi - Çdo aktivitet i cili i largon shqiptarët nga gjuha dhe kultura e tyre mund të konsiderohet si aktivitet asimilues.

3. Rritja e distances ndëretnike - Duke mos u dëgjuar mjaftueshëm gjuha shqipe ne RTMZ dhe duke mos qenë programet shqipe te titruara në gjuhën malazeze, krijohet distance ndëretnike në mes shqiptarëve dhe popujve tjerë të cilët jetojnë në Mal të Zi.

...