REGJISTRIMI 2023
Pasi që të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi mvaren nga numri/përqindja që kemi, është e rëndësisë primare që të regjistrohet "i madh e i vogël, në Vendlindje dhe nga Diaspora" andaj
JU FTOJMË
që të merrni pjesë masivisht në Regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi i cili do të zhvillohet prej 3-18 dhjetor 2023.
=================================
FORMULARËT
1. Pyetësor për personin
2. Pyetësor për Bujqësinë, Pyetësor për banesën dhe ekonominë familjare
Pyetjet e shpeshta
Si bëhet regjistrimi?
Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, amvisërive dhe banesave do të bëhet në mënyrë tradicionale, pra prej
"dere më derë".
Në regjistrimin e vitit 2023, regjistruesit, në periudhën nga 3 deri më 18 dhjetor, 2023 duke përdorur metodën e intervistës do të mbledhin të dhëna për persona, familje, apartamente dhe ambiente të tjera të banuara drejtpërdrejt nga një anëtar i rritur i familjes.
Regjistruesit duhet të tregojnë autorizimin para se të mbledhin të dhënat.
Marrë nga MONSTAT (në gjuhën malazeze): https://mbiemrat.com/Pyetjet-pergjegjet-malazezce.pdf
Si regjistrohen shtetasit malazezë jashtë vendit?
Ligji për regjistrimin e popullsisë parashikon që të gjithë personat me vendbanim apo qëndrim në Mal të Zi do të përfshihen në regjistrim pamvarësisht a gjenden në vendin e banimit/qëndrimit dhe a janë në Mal të Zi apo jashtë vendit.
Të dhënat për anëtarët e familjes që mungojnë mund t'i japin antarët tjerë të rritur të familjes.
Në bazë të Ligjit për Regjistrim, neni 3, regjistrimi do të përfshijë:
1) PERSONAT:
- Shtetasit malazezë që kanë vendbanim ose qëndrim në Mal të Zi, pavarësisht nëse janë të pranishëm
në vendbanimin ose qëndrimin e përkohshëm në një vend tjetër në Mal të Zi ose jashtë shtetit,
- të huajt që kanë një qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm të miratuar në Mal të Zi dhe të huajt që kanë një vend
vendbanimi nga neni 7 paragrafi 1 pika 4 të këtij ligji
2) AMVISËRITË;
3) APARTAMENTE DHE VENDE TJERA TË BANUARA
Për shtetasit malazezë jashtë vendit, të dhënat sigurohen nga anëtarët e rritur të pranishëm të familjes.
Marrë nga MONSTAT (në gjuhën malazeze): https://mbiemrat.com/Pyetjet-pergjegjet-malazezce.pdf