Procedura për largimin e prapashtesës
IQ(Ć) dhe VIQ(Ć) në Mal të Zi


1. Vërtetimi që nuk ndjekeni penalisht (nxirret ne gjykatë, procedurë e thjeshtë)

2. Në zyren e letërnjoftimeve plotësoni kërkesën për korrigjimin e mbiemrit

3. Pas 30 ditësh ju japin vendimin që mbiemri juaj nuk ka më IQ ose VIQ

PSE I KEMI MBIEMRAT ME -VIQ?

QË TË THOJNË QË NUK JEMI SHQIPTAR POR SLLAV!

Pas Kongresit të Berlinit, shqiptarëve në Mal të Zi, pa dëshirën e tyre, iu janë vendosë prapashtesat IQ dhe VIQ! 

Qëllimi ishte që të tregohet që në këto anë nuk ka shqiptarë por popullatë me origjinë sllave!

Sot poashtu VIQ-i është element asimilues tek gjeneratat e reja të cilat lindin me prapashtesën VIQ dhe e cila i bëhet pjesë e identitetit të tyre!

A Lejohet  korrigjIMI i  mbiemriT?

PO!

Mali i Zi e ka bërë shumë të lehtë korrigjimin e mbiemrit!

Ju duhet vetëm vërtetimi që nuk ndjekeni penalisht (merret ne gjygj) dhe të plotësoni formularin në zyren e letërnjoftimeve!

Për vetëm 30 minuta angazhim fëmijët, nipat, stërnipat....dhe i gjithë fisi Juaj nuk do të ketë më VIQ sot e 1000+ vjet!

E kam me VIQ! A kam mbiemër Shqiptar unë?

JO!  JU KENI MBIEMËR SLLAV!

Mbiemrat shqiptarë nuk kanë VIQ(Ć)! Ju jeni shqiptar por mbiemrin e keni sllav!
Ka shqiptarë edhe me mbiemra anglez por të jesh shqiptar nuk e bën edhe mbiemrin shqiptar!

Shembull: Mbiemri Hasani është mbiemër shqiptar. Kur i shtohet prapashtesa VIQ bëhet Hasanoviq. Hasanoviq është mbiemër boshnjak d.m.th mbiemër sllav!

Edhe nëse parapashtesën VIQ e shkruani me alfabet shqip (jo VIĆ) përsëri mbiemri mbetet sllav!

Kur të korrigjoj mbiemrin a do të kam problem me dokumente (pasuri të patundshme, diploma etj)?

ASNJË PROBLEM!

Asnjë problem nuk do të keni sepse me korrigjimin e mbiemrit nuk ndryshon numri amzë!

Të gjithë neve me lindje fitojmë numrin amzë i cili nuk ndryshon asnjëherë kështu që korrigjimi i mbiemrit nuk ka asnjë efekt në dokumentet e juaja.

ME VIQ është sërbisht kurse pa VIQ është SHQIP, APO? 

JO!  MBIEMRAT NUK PËRKTHEHEN!

Nuk mund të keni një mbiemër shqip kurse mbiemër tjeter sërbisht!

Mbiemri është një dhe ju keni at mbiemër që keni në letërnjoftimin tuaj!

PSE DUHET Që korrigjimi të jetë falas?

SEPSE KORRIGJIMIN E ABUZIMIT NUK DUHET TA PAGUAJ I ABUZUARI!

Nëse na i kan vendosur pa pagesë duhet edhe të na mundësohet që ti hekim pa pagesë!

Pagesa e korigjimit është abuzim në vetvete!

A mund UNË tË Ndihmoj?

PO!

Bisedoni, me respekt, me farefisin, shokët dhe miqt për nevojën e korrigjimit të mbiemrve.

Besojmë që secili njeri që i thotë vetes shqiptar, kur ta kuptojë arsyen e VIQ-it në mbiemrin e vet, do ta korrigjojë ate.

 Thirje partive politike shqiptare, OJQ-ve, Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në MZ dhe organizatave te diasporës që të intervenohet tek institucionet shtetërore të MZ që korrigimi i mbiemrit dhe dokumenteve të bëhet FALAS!
("HIQ VIQ" është iniciativë vullnetare dhe jopartiake)